Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund të japë komente për aktgjykimin e Gjykatës Speciale me arsyetimin se ende s’është publikuar aktgjykimi i plotë.
Ajo në këtë konferencë ka dhënë edhe detaje të parave që shteti i Kosovës ka ndarë për ekipet mbrojtëse të personave të akuzuar nga Haga.
“Deri në shtator 2026 janë paguar 40 milionë e 611 mijë e 855 euro për mbrojtjen dhe obligimet e tjera”, ka deklaruar Gërvalla.
Për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, Gërvalla ka thënë se janë shpenzuar rreth 29 milionë euro.
“Për katër personat e akuzuar shuma totale e paguar është 28 milionë e 470 mijë.S’kemi detyrime të papaguara”, është shprehur ajo.
“Në asnjë moment s’kam parë tendencë as para se të vija e as sot që e drejtoj këtë ministri, që mjetet financiare të jenë sfida për të cilën do të mund të mos vendosej drejtësia edhe në Hagë”, ka thënë Gervalla.


