Ambasadori amerikan bën homazhe te shtatorja e Rugovës: Ndiej se duhet ta bëj, pata nderin ta njoh në Rambuje

PUBLIKUAR

Në ditën e parë si përfaqësues diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier ka zgjedhur të bëjë homazhe te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Hovenier, para se të dalë nga Presidenca ku shkoi për t’i dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, tha se ndien që duhet të bëjë homazhe te shtatorja e Rugovës.

“Tani kur të dalim jashtë, desha që të bëj homazah te statuja e Presidentit Rugova dhe kam ndier se ky është veprim që si ambasador i SHBA-së duhet ta bëjë për këtë personalitet në historinë e Kosovës”, tha Hovenier.

Jashtë, presidentja Osmani u shpreh e nderuar që bashlë me ambasadorin e ri amerikan vendosën kurora lulesh te shtatorja e Rugovës.

Ambasadori Hovenier e falenderoi në gjuhën shqipe, ndërsa tha:

“Kam nderin të jem këtu për ta njohur kontributin dhe historinë e Presidentit Rugova.”

“Desha ta bëj këtë në ditën time të parë si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Për shkak të respektit për Presidentin Rugova, atë çfarë ai ka përfaqësuar… Pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambujesë”, u shpreh ambasadori i SHBA-së.

Hovenier tha se beson se është shumë e rëndësishme që ta kujtojë dhe nderojë presidentin Rugova në ditën e tij të punës si ambasador në Prishtinë.

Paraprakisht, presidentja Osmani tha se Rugova diti të ndërtojë miqësi të sinqerta e të forta, të cilat i kanë rezistuar kohës.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...