KEDS pret që ZRRE t’ia aprovojë kërkesën për rritje të çmimit të rrymës deri në 40%

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton Express

Buzhala ka deklaruar se KEDS-i ia ka bërë kërkesën Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE-së) për rritje të çmimit në bazë të shpenzimeve që janë bërë.

Ai ka thënë se rritja do të jetë 30 deri në 40 përqind.

“Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor. Presim të ketë rritje të çmimit, pasi kemi bërë kërkesën bazuar në formulë. Në bazë të shpenzimeve që i kemi pasur e kemi bërë atë kërkesë. E presim të ketë refleksion. Duhet ta cekim se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë. Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues. Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them. Por ende nuk kemi as shqyrtimin e jashtëzakonshëm e pastaj duhet bërë kërkesë edhe për shqyrtimin e rregullt”, ka deklaruar Buzhala në KTV.

Ndryshe, konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...