Instagram rikthen opsionin e vjetër

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Muajin e kaluar, Instagram njoftoi se do të kthente opsionin e renditjes kronologjike të lajmeve dhe njoftimeve gjatë vitit 2022. Tani disa përdorues kanë filluar ta marrin këtë opsion.

Instagram ka filluar të shpërndajë pjesërisht funksionin e ri për përdoruesit dhe ata do të mund të zgjedhin se çfarë do të shfaqet në “furnizimin” e tyre.

Përdoruesit do të kenë tre opsione, në bazë të të cilave do të mund të renditin lajmet, përkatësisht Home, Favorites dhe Following.

Opsioni Home është renditja aktuale, bazuar në teknologjinë Inteligjencës Artificiale. Ky është opsioni i paracaktuar, i cili tregon postimet që algoritmi mendon se përdoruesit do t’i pëlqejnë.

Opsioni Favorites shfaq vetëm postimet e llogarisë të gjurmuara nga përdoruesit (të shënuara me një yll). Kjo i lejon përdoruesit të filtrojë postimet e vazhdueshme nga njerëz që nuk janë tepër të rëndësishëm për ta.

Së fundi, renditja pasuese lejon që postimet të shfaqen në mënyrë kronologjike. Ky opsion do të përfshijë vetëm përmbajtjen e ndarë nga llogaria e gjurmuar e përdoruesit.

Adam Moseri, kreu i Instagramit, tregon se funksionet e reja të klasifikimit do të jenë gradualisht në dispozicion të përdoruesve dhe pritet që të gjithë t’i përdorin ato nga mesi i këtij viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...