Pas trazirave në Kazakistan, rritet çmimi i naftës në bursë

PUBLIKUAR

Çmimet e karburanteve u rritën për rreth 2 për qind të enjten në kohën e eskalimit të situatës në Kazakistan, shtet prodhues i organizatës OPEC+ dhe në kohën e zvogëlimit të furnizimeve nga Libia.

Reuters / Gazeta Express

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën Brent u rrit për 1.19 dollar ose 1.5 për qind dhe shkoi në 81.99 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën ËTI u rrit për 1.61 dollar ose 2.1 për qind dhe shkoi në 79.46 dollarë për fuçi.

Rusia dërgoi trupa në Kazakistan për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe qetësimin e situatës pas dhunës vdekjeprurëse, që u përhap në shtetin ish-sovjetik, që kontrollohet rreptë nga autoritetet.

Nuk ka pasur shenja se prodhimi i naftës në Kazakistan deri më tani është prekur nga protestat. Ky shtet prodhon rreth 1.6 milion fuçi nafte në ditë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë në Libi, prodhimi është 729.000 fuçi në ditë, tha Korporata Kombëtare e Karburanteve, shumë më pak se kulmi i vitit të kaluar prej 1.3 milion fuçi në ditë, shkaku i mirëmbajtjes dhe mbylljes së disa fushave të naftës.

Çmimet e karburanteve janë ngritur që nga fillimi i vitit, pavarësisht zbatimit të rritjes së synuar të prodhimit nga shtetet prodhuese të OPEC-ut dhe shtimit të rezervave në Shtetet e Bashkuara.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...