AKK nuk thirret në takimet e Komitetit Anti-COVID: Ministria e Shëndetësisë na ka përjashtuar përsëri

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë duket se ka përjashtuar përsëri Asociacionin e Komunave të Kosovës nga Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, raporton Gazeta Express.

Në kohën kur Kosova po regjistron shifra më të lartë të të infektuarve me COVID-19, bashkëpunimi me këtë Asociacion dhe akterë tjerë, është parë i rëndësishëm.

Nga AKK kanë thënë për Express se dy herët e fundit nuk janë ftuar në mbledhjet e Komitetit dhe se me këtë e kanë kuptuar se janë përjashtuar nga Komiteti përsëri.

“AKK si përfaqësuese e komunave përsëri është përjashtuar nga Komiteti Anti-COVID. Komunat gjithmonë kanë kërkuar bashkëpunim korrekt dhe të sinqertë në mënyrë që bashkarisht të luftohet përhapja e COVID-19, mirëpo Ministria e Shëndetësisë për herë të dytë në mënyrë arbitrare përjashton AKK-në nga ky komitet”, kanë thënë nga ky Asociacion.

AKK ishte përjashtuar nga Komiteti edhe gjatë kohës kur Arben Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, por që pas reagimit edhe të kryetarëve të komunave, ky asociacion është rikthyer përsëri.

Ndërsa, AKK gjatë këtij viti nuk ishte ftuar as në takimin e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ku do të diskutohej për masat Anti-COVID.

Si rrjedhojë, edhe kryetarët e komunave kishin bojkotuar këtë takim.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...