Vdes në QKUK 8-vjeçarja që u aksidentua më 1 afër Lipjanit

PUBLIKUAR

Një 8-vjeçare ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur më 1 janar, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Lipjan, në orët e vona të 1 janarit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Autostrada, Prishtinë –Lipjan (NN) 01.01.2022-23:25. Lidhur me rastin me datën 02.01.2022 është raportuar se viktima femër  kosovar e  viti i lindjes 2013 e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia./

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...