Eskalon situata/ Shkoi për t’u sqaruar, por ia theu hundën, çka ndodhi mbrëmë në Gjakovë

PUBLIKUAR

Mbrëmë në rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, një person (viktima) ka shkuar te një tjetër (i dyshuari) për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme.

Por që, i dyshuari menjeherë kishte goditur viktimën me grushte duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (fraktur të hundës).

Pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë personat e perfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa të dyshuarit dy te dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime“, u shpreh ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...