Shpejtim Bulliqin e shpëton PDK-ja, zyrtari i saj zgjidhet kryesues i Kuvendit në Podujevë

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës e ka shpëtuar kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. Këshilltar komunal i kësaj partie, Hilmi Hoxha, është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit Komunal, raporton Express

Asamblistët e Komunës së Podujevës, sot kanë votuar për kryetarin e Kuvendit të tyre.

Hilmi Hoxha, këshilltar komunal i Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë votat e nevojshme për të qenë në krye të Kuvendit të Podujevës, në raundin e tretë, në një votim të fshehtë.

Në votim kanë marrë pjesë 19 këshilltarë komunalë, prej tyre, 19 kanë qenë pro. Në votim nuk kanë marrë pjesë asamblistët e LDK-së dhe dy këshilltarë të AAK-së.

Gjatë seancës së sotme, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Stublla është tërhequr nga gara, pasi në dy raundet e para dje nuk i kishte votat e mjaftueshme për kryesuese të Kuvendit.

Asambleja e Podujevës edhe para dy javësh kishte tentuar ta votonte kryetarin e Kuvendit, por kjo kishte dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Me zgjedhjen e sotme të kryetarit të Kuvendit Komunal në Podujevë, janë evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...