Hovenier drejt Kosovës, betohet si ambasador para Nënsekretares amerikane

PUBLIKUAR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Jeffrey Hovenier është betuar të martën si ambasador i ri në Kosovë, para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, Ambasada ka publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia e betimit.

 

Të martën, Jeffrey Hovenier është betuar para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, si Ambasador i ri i Sheteve të Bashkuara në Kosovë. Po presim arritjen e tij”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, Jeffrey Hovenier është konfirmuar nga Senati, si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në nëntor të këtij viti.

Lajmi ishte bërë i ditur në faqen zyrtare të Senatit amerikan.

“Jeffrey M. Hovenier nga Uashingtoni, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Kategoria e Ministrit-Konsulentit, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Votimi i nominimit është vendosur në Kalendarin Ekzekutiv të Senatit më 19 tetor 2021. Nominimi është pranuar nga Presidenti më 13 korrik2021″, thuhet në njoftimin e Senatit.

Ndryshe, Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...