Buzhala i KEDS-it: Edhe nesër do të ketë reduktime

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka njoftuar se edhe nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Sipas Buzhalës për këtë kanë marrë urdhëresë nga KOSTT-i.

“Ne kemi marrë urdhëresë që edhe nesër të aplikojmë reduktime nga ana e operatorit të tregut KOSTT. Është e çuditshme kjo pasi që ne kemi siguruar gjithë energjinë elektrike që është e nevojshme për mbulim të kërkesës, por çfarë ka ndodhur me importimin e rrymës nga KEK-u nuk e dimë”, ka thënë Buzhala, në emisionin “Frontal”, në T7.

Buzhala deklaroi se sa i përket KEDS-it energji elektrike ka dhe se nuk do të duhej që të kishte reduktime.

Ai deklaroi se janë në fazën e sqarimit të rrethanave.

“Po besoj që janë dy orë. Nuk besoj që shkojnë mbi dy orë. Pjesa më e madhe e energjisë vetëm sa është siguruar. Ne e kemi siguruar të gjithën. Sa na përket neve nuk kemi nevojë që të bëjmë reduktime por ajo pjesa nuk e di se çfarë ka ndodhur. Jemi në procese të sqarimit të rrethanave sepse këto çështje duhet të adresohen”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...