Rundi i dytë i votimit për gjykatës të Kushtetueses: Qorrolli dhe Jashari më pak të votuarit

PUBLIKUAR

As në rundin e dytë të votimit, kandidatët për dy pozita të gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë arritur t’i marrin votat e nevojshme të shumicës së të gjithë deputetëve.

Etrur Maloku dhe Bardh Vokshi janë dy kandidatët që e kanë siguruar ‘finalen’, duke dalur më të votuarit në rundin e dytë të votimit. I pari mori 49 vota, ndërsa i dyti 29, raporton Gazeta Express.

Dy kandidatët tjerë, Vigan Qorrolli dhe Hilmi Jashari dolën barabartë me vota: të dy i morën nga 18 sosh.

Kuvendi miratoi paraprakisht një procedurë zgjedhore. Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, në çdo rund do të eliminohet nga një kandidat që merr më së paku vota.

Kësisoj, administrata e Kuvendit u udhëzua që të përgatitet për një rund specifik votimi vetëm për këta dy kandidatë. Njëri prej tyre duhet të jetë në ‘finale’ me Malokun dhe Vokshin, në rundin e tretë të votimit.

“Ashtu siç u përgatitëm në çdo rast, por të cilin më së paku e pritëm, që dy kandidatët e fundit, pra i treti dhe i katërti morën numër të barabartë të votave”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Tash do të duhet të shkohet në votim vetëm për këta të dy që ta dimë se cili po hyn në listën përfundimtare të rundit të tretë”, shtoi ai.

Në votim në rundin e dytë morën pjesë 79 deputetë, ndërsa tri vota ishin të pavlefshme.

Në rundin e parë, kandidati Shukri Sylejmani u eliminua nga gara, pasi mori më së paku vota (14).

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...