Presidentja Osmani viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, vlerëson punën e Halil Kastratit

PUBLIKUAR

Me rastin ndërrimit të motmotit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar sot shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, e cila është bërë strehë për shumë të moshuar me organizimin e humanistit Halil Kastratit dhe shumë bamirësve të tjerë. Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se respekti ndaj të moshuarve është ndër treguesit më të mirë për ecjen përpara të një shoqërie.

“Ata ishin brezi që sakrifikuan shumë për shtetin që e kemi sot, prandaj meritojnë gjithë përkrahjen tonë. Kjo shtëpi, përveç se vatër e ngrohtë për secilin është edhe vend ku ruhet historia dhe kujtimet e secilit prej tyre. Kjo familje e madhe hapi dyert dhe zemrën për njerëzit, disa nga të cilët janë të moshuar, disa të vetmuar e disa që nuk kanë mundësi kujdesi për veten. Shumë dashuri për secilin prej banorëve të kësaj shtëpie të madhe, duke uruar që përgjatë vitit 2022, ata dhe të gjithë qytetarët tanë të moshuar t`i përcjellë shëndeti i mirë, respekti i ndërsjellë dhe harmonia”, ka thënë Osmani.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...