Dy persona të armatosur grabisin para në një barnatore në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një barnatore në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Express se grabitja ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 ku të dyshuarit kanë grabitur një shumë parash dhe kanë ikur.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Raporti i plotë i Policisë:

Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “ Nexhip Draga”  në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore. Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar

 

 

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...