Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq komentoi reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë gjatë qëndrimit në Novi Pazar. Ai tha se nuk e ka problem të kritikohet për çfarëdo, edhe për çështjen e ndërprerjeve të herëpashershme të rrymës në Kosovë, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiqi gjeti rastin ta godasë opozitën në Beograd, e cila herë pas here lëshon ndonjë kritikë drejt tij, e që këtij s’i pëlqejnë aspak.
Duke filluar një fushatë elektorale për zgjedhjet vitin tjetër, Vuçiqi lavdëroi punët e tij, ndërsa ka shtuar vizitat nëpër Serbi ditëve të fundit.
“Nuk e kam problem të kritikohem, sepse besoj se rezultatet dhe puna fitojnë gjithmonë”, tha ai.


