Lajmi i fundit: Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin

PUBLIKUAR

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar për Gazetën Express se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë.

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda për Express.

Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.

Express do të ju sjellë në vazhdimësi detaje nga ky rast.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...