Reagon Këshilltari i Osmanit pasi BIA serbe e mori në pyetje Adriatik Kelmendin

PUBLIKUAR

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi BIA serbe e mori në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi në Beograd.

Vela ka shkruar se marja në pyetje e Kelmendit nga BIA është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ngacmimi i gazetarit Adriatik Kelmendi nga Agjencisë e Sigurisë së Inteligjencës së Serbisë është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”, ka shkruar Vela.

Rrjeti i pajtimit KOMRA ka reaguar pasi Shërbimi Sekret serb (BIA) ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi i cili ishte pjesëmarrës në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave në Beograd.

Në reagimin e KOMRA-s i bëhet thirrje BIA-s serbe që të të ndërpresë veprimet e bisedave informative për avokuesit e pajtimit rajonal, pasi secilën herë që gazetari Kelmendi ka udhëtuar për në Beograd është marrë në pyetje nga inspektorët e BIA-s

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...