Kryetari Ahmeti ka pritur sot, shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport

PUBLIKUAR

Kryetari Ahmeti ka pritur sot, shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, kështu është njoftuar përmes faqës zyrtare të Kryetarit Ahmeti.

 

Sot kam pritur në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’rast kemi biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm që misioni i OSBE-së ka pasur me Komunën e Lipjanit.
Falënderova Ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore të Kosovës.
Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit dhe mbështetjes së institucioneve tona.
Po ashtu morra urim nga Ambasadori Davenport për mandatin e ri.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...