Nga -10 në +4: Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Interit drejt kreut të Serie A

PUBLIKUAR

Interi ishte potencialisht 10 pikë mbrapa liderit ta tabelës Napoli kur Piotr Zielinski e shënoi një gol të hershem hapës në takimin e këtyre dy klubeve në San Siro në nëntor, por një muaj më vonë, zikaltrit po e shijojnë një epërsi prej katër pikëve ndaj napolitanëve dhe ndaj Milanit.

Djelmoshat e Simone Inzaghit e kanë shkelur gazin në muajin e fundit duke i fituar gjashtë ndeshje radhazi, raporton Gazeta Express.

Ecurinë e fitoreve Interi e nisi më 21 nëntor, duke e mundur 3:2 Napolin.

Napoli kishte udhëtuar drejt Milanos si lider i përbashkët me Milanin. Të dy skuadrat e kishin një epërsi të pastër prej shtatë pikëve ndaj Interit.

Kur Zielinski ia ka Napolit epërsinë ndaj Interit në pjesën e parë, napolitanët ishin liderë të Serie A me 10 pikë epërsi ndaj zikaltërve.

Megjithatë, Interi i përmbysi gjërat dhe e mundi 3:2 Napolin për ta nisur një ecuri fitoresh radhazi.

Disfata ndaj Interit ishte e para sezonale për skuadrën e Luciano Spallettit dhe pas saj erdhi një barazim 2:2 me Sassuolon.

Napoli dhe Milani i mblodhën nga shtatë pikë pre gjashtë ndeshjeve të fundit, derisa Interi i fitoi të gjitha gjashtë ndeshjet e fundit.

Në ato ndeshje, djelmoshat e Inzaghit i shënuan 16 gola dhe nuk pranuan gol në pesë ndeshje.

Interi është tani kampion dimëror një xhiro pa përfunduar pjesa e parë e sezonit 2021/22 dhe Inzaghi ëndërron të bëhet trajneri i tretë në historinë e klubit zikaltër që e fiton titullin në Serie A në sezonin e tij të parë në stol. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...