Burri me të cilin ishte në lidhje e kërcënon me thikë të miturën për të kryer marrëdhënie seksuale

PUBLIKUAR

Një e mitur në Mitrovicë ka raportuar në Polici se përderisa ka qenë në shtëpinë e një burri me të cilin ishte në lidhje dashurie, ai e ka kërcënuar me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht, duke tentuar ta detyrojë për të kryer marrëdhënie seksuale, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka arritur që të ikë, derisa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 17.12.2021 – 18:11. Viktima femër kosovare-e mitur ka raportuar se përderisa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit, me të cilin ishte në lidhje dashurie, i dyshuari e ka kanosur me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta detyroj për marrëdhënie seksuale. Viktima ka arritur që të ikë dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...