Kurti falënderon deputetët për miratimin e buxhetit, premton investime në sektorë të ndryshëm

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan buxhetin e Qeverisë për vitin 2022.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky buxhet do të jetë buzhet i zhvillimit pasi me 40 milionë euro do t’i mbështesin prodhuesit vendor, ndërsa me 40 milionë euro tjera do ta mbështesin ringritjen e ndërmarrjeve publike si Trepça e Telekomi, 70 milionë euro për bujqësinë

“Punësimin e garantuar për të rinjtë kemi ndarë edhe 20 milionë euro. Krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i koduar edhe në këtë buxhet.  Ky do të jetë buxhet i mirëqenies dhe solidaritetit sepse kemi ndarë 45 milionë euro për shtesat për lehona dhe fëmijë, sepse kemi ndarë edhe 35 milionë euro për t’u siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro, dhe secilës familje në asistencë sociale shtesa prej 30% i bëhet e përhershme”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se ky do të jetë edhe buxhet i investimeve, pasi sipas tij, mbi 700 milionë euro do të investojnë në arsim, shëndetësi, kulturë, sportë, infrastrukturë dhe siguri.

“Ky është buxhet i investimeve sepse me mbi 700 milionë euro do të investojmë në arsim e shëndetësi, kulturë e sport, infrastrukturë e siguri. Na priftë e mbara!”.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...