Ju dhemb koka? Blini vibrator!

PUBLIKUAR

Se vibratori është i domosdoshëm për secilën femër, e sidomos për ato që nuk kënaqen nga raporti seksual me partnerin, tregon fakti se përdorimi i tij ndihmon në gjendjet depresive, relakson dhe zvogëlon ankthin.

Dyqanet e ‘lodrave’ seksuale në vitet e fundit janë bërë gjithnjë e më të popullarizuar, ndërsa vend të veçantë mes lodrave zënë vibratorët, transmeton Telegrafi.

Meshkujt thuhet se janë më të guximshëm kur dëshirojnë të blejnë gjëra të ‘specializuara’, ndërsa femrat vendosin për diçka të tillë vetëm si dhuratë për shoqen ose në mënyrë diskrete përmes internetit.

Ekspertët mendojnë se femrat kanë nevojë për vibratorë edhe kur janë në lidhje, megjithatë ato frikësohen nga reagimi i partnerëve të tyre.

Mirëpo, ekspertët amerikanë thonë se femrat duhet t’ua shpjegojnë partnerëve të tyre se lodrat e tilla do t’i kënaqin të dyja palët dhe do t’ua pasurojnë jetën seksuale.

Krahas kësaj, shkencëtarët thonë se arritja e orgazmës, është e dobishme edhe për mposhtjen e dhimbjeve dhe migrenës, prandaj në raste të tilla, vibratori është shumë i shëndetshëm dhe zgjidhje më argëtuese në vend të tabletave analgjetike, përdorimi i të cilave po rritet nga dita në ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...