Milaim Hajdari zgjidhet kryesues i Kuvendit komunal në Drenas

PUBLIKUAR

Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës, Gani Krasniqi, në prani të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci dhe anëtarëve të kuvendit, është mbajtur mbledhja e kuvendit, ku Milaim Hajdari është zgjedhur kryesues i KK-së së Drenasit.

Me 19 vota për, Milaim Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur kryesues i kuvendit komunal për mandatin 4-vjeçar në komunën e Drenasit.

Pas zgjedhjes së tij me shumicë votash, Hajdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për besimin e dhënë dhe përkrahjen e asamblistëve për të udhëhequr kuvendin komunal.

Në seancë morën pjesë 31 anëtarë, dhe komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit u përkujdes që procesi votimit të jetë konform legjislacionit në fuqi.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...