Konjufca: Ende mendoj se Agim Bahtiri është akademik i kanalizimeve dhe i ujësjellësve

PUBLIKUAR

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fund të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, pati thënë se kandidati i LVV-së, Agim Bahtiri është akademik në aspektin e politikës dhe interesave të popullit.

Lidhur me këtë deklaratë të tij, Konjufca thotë se ‘Bahtiri është akademik i kanalizimeve dhe i ujësjellësve’.

“Akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve, për besë mendoj që është. Kam thënë akademik i çështjeve komunale, tash komuna shtron kanalizim , shtron rrugë, trotuare, e bën një park. Unë mendoj për ato çështje, nuk e ndërroj mendimin”, tha Konjufca.

Kur u pyet se ndihet keq për humbjen e Bahtirit në Mitrovicë, Konjufca tha se ‘më vjen keq për secilin kandidat të VV-së që ka humbur”.

“Unë ndjej keqardhje për cdo kandidat të VV-së që ka humbur, Edhe për atë, për shkak të rrjedhjes logjike që edhe ai ishte i VV-së”, tha Konjufca në Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...