Gjinovci i ashpër me Kurti: Paret e popullit po ia jep dhëndrit të Erdoganit

PUBLIKUAR

Aktivisti politik, Rron Gjinovci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke i thënë se paratë e popullit po ia jep dhëndrit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Fillimisht, Gjinovci tha se kriza energjetike është problem i një kompanie private, jo e jona. Pastaj, vazhdoi duke thënë se kryeministri ynë “i majtë” ka vendosur që t’i japë para publike dhëndrit të Erdgoanit, për t’ia mbuluar profitin.

“Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur “i majtë”, në emër të “krizës”, e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e nji kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin me pare publike dhondrrit të Erdoganit që është pronar i saj”, është shprehur Gjinovci.

Tutje, Gjinovci tha se ky ishte momenti kur duhej vepruar për ta kthyer në pronësi publike këtë kompani private.

“Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve. E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti”, shkroi Gjinovci.

“Mujte me zbatu drejtësinë edhe me korrektu faljen e 26 milionëve të 2012/2013. Kështu kish me vepru nji kryeministër i majtë, e jo me masa neoliberale siç e bone sot”.

Krejt në fund, Gjinovci u tha Vetëvendosjes të mos quhen më të majtë, si rezultat i zhvillimeve të fundit, për të cilat Gjinovci konsideron se VV-ja nuk ka vepruar si parti e majtë.

“Me këtë rast fjalën i/e majtë ju ftoj me hek nga vokabulari ju në Vetëvendosje”, shtoi Gjinovci.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...