Policia jep informacione për therjen me thikë të gruas në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një grua ka ther me thikë një tjetër gjatë ditës së djeshme në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë, raporton Express.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur sot se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.

Sipas policisë, e arrestuara pas një mosmarrëveshje të mëhershme që ka pasur me viktimën, e ka sulmuar atë fizikisht duke e goditur me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte në vendin e saj të punës dhe ka marrë lëndime në dorë.

“Prishtinë, 14.12.2021 – 15:20. Është arrestuar një femër kosovare pasi e njëjta për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën femër kosovare e cila ishte në vendin e sajë të punës. Viktima ka marrë lëndime në dorë dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK’së./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...