Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e vrau një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqin

PUBLIKUAR

Ish-ushtari i UÇK-së, Vesel Aruci, në emisionin Frontal të T7, ka rrëfyer rastin se si e vrau një kapiten për të marrë hakun e Mujë Krasniqit, shkruan Express.

Aruci tregoi se mercenarin rus e vrau në kufi gjatë Betejës së Kosharës.

“Bile veç një hak që e kam marrë, mercenarin e Rusisë që ma ka pru Zoti me e vra në kufi në Koshare”, është shprehur Aruci.

“Ai ka qenë rasti më i mirë për hakmarrjen e shokëve. E kam pasur rastin, normalisht në bashkëpunim me shokët, por unë e kam pasur afër edhe e kam vra”.

Tutje, ai tha se edhe kryeministri rus e ka përmendur në Kuvendin e Rusisë që është vravë nëj kapiten rus.

“Kryeministri rus në parlament e ka përmend që na u ka vra një kapiten rus”, ka thënë Aruci.

“Kur me pyeten gazetarët amerikanë çka të ka shty që e ka vra, ju thash me e marrë hakun për Mujë Krasniqin shokut tim Rifat Mziut dhe atyre shokëve që kanë rënë në betejën e Pashtrikut”, shtoi Aruçi./Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...