Vdes këmbësori që u godit nga vetura në fillim të këtij muaji

PUBLIKUAR

Dje ka ndërruar jetë në QKUK personi që u lëndua në një aksident trafiku në Prizren, që ndodhi më 1 dhjetor.

Kështu u bë me dije në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Prizren, 01.12.2021 – 20:00. Me datën 13.12.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion“, thuhet në njoftim.

Raporti i aksidentit:

Rr. Wesli Klark, Prizren, 01.12.2021 – 20:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku, ku vetura me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur këmbësorin (viktimën) mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren e më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...