E gjobitën për kundërvajtje në trafik, i mituri bashkë me një tjetër i sulmojnë policët

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njëri i mitur, meqenëse të njëjtit kanë sulmuar dy policë shkaku i një gjobe. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, raporton Express.

Sipas Policisë, ata kishin sulmuar zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës pasi njërit prej tyre i kishin shqiptuar gjobë.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 13.12.2021 – 15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë,  njëri i mitur,  për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës, pasi zyrtarët policor njërit prej të dyshuarve  ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë”, thuhet në raport./Express

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...