Mjerimi në stadiumin e Gjilanit, Hyseni jep lajmin e madh

PUBLIKUAR

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, do të pret në takim përfaqësuesit e klubeve dhe tifozëve për të diskutuar rreth stadiumit të qytetit, punimet e të cilit po shkojnë ngadalë.

Hyseni thotë se qyteti i tij nuk e meriton gjendjen në të cilën ndodhet stadiumi, raporton Indeksonline.

“Duke i përcjellë ndeshjet e dy ekipeve me të cilat krenohet qyteti jonë, është e dukshme që ne nuk e meritojmë gjendjen në të cilën ndodhet stadiumi i qytetit. Drita dhe Gjilani po na përfaqësojnë denjësisht, andaj është e domosdoshme zgjidhja e çështjes së stadiumit.

Për këtë, gjatë javës në vijim, kam vendosur të pres në takim përfaqësuesit e klubeve dhe tifozëve për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Kjo problematikë do gjejë zgjidhje, e skuadrat e qytetit të Gjilanit do mund të luajnë në kushte dinjitoze, për të na përfaqësuar pastaj dhe denjësisht në kupat evropiane“, ka njoftuar kryetari.

Gjilani pritet në të ardhmen të bëhet me stadium modern. Tashmë punimet në stadiumin e qytetit kanë filluar, por shqetësuese mbetet punët që po shkojnë shumë ngadalë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...