Gjakovë, policia kontrollon një person ia konfiskon armën e llojit CZ dhe 11 plumba

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 01:00 të mesnatës policia përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se një i dyshuar ka në posedim një armë zjarri (revole).

Policia pas identifikimit dhe njohurisë për vendbanim, ka formuar pikë kontrolli në rrugën “Dërgut Vokshi” afër shtëpisë së të dyshuarit dhe i njëjti është kontrolluar.

Policia konfirmon për Express se te ky person është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit CZ dhe 11 plumba.

“I dyshuari është shoqëruar në Stacionin policor-Gjakovë, ndërsa arma e lartëcekur është konfiskuar”, tha policia.

Rasti është hapur si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...