Mehaj i reagon Vulinit: Bota di të vërtetën e Vukovarit, Srebrenicës dhe Reçakut

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka reaguar ministrit të Brendshëm serbë, Aleksandër Vulin lidhur me deklaratën për masakrën e Reçakut, shkruan Gazeta Express.

Mehaj ka thënë se nuk është i befasuar nga skenarët antishqiptar e antinjerëzor nga kreatorët e krimeve çnjerëzore.

Më tutje, ministri kosovar i Mbrojtjes tha se bota e di të vërtetën si për Reçakun ashti edhe për Vukovarin e Srebrenicëm.

“Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore. Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e  Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut”, ka thënë Mehaj.

Ky reagim i Mehajt ka ardhur pasi, ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin gjatë vizitës së ekipit  filmik për dokumentarit për Masakrën e Reçakutdhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut.

Vulin që ka shërbyer në partinë JUL të Mirjana Markoviqit, gruas së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se detyrë e gjeneratës së re është “t’ia shfaqë botës se Reçaku ishte gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë bie mbi ata që e kanë zbuluar këtë gënjeshtër”.

Postimi i plotë:

Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi, mundohen ta bëjnë edhe tani pinjollët e kryekriminelit Millosheviç, si Vulin.

Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore.

Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e  Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut.

E Vërteta  e Madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14 vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq.

Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurr!

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...