Ambasadori britanik i shkon në zyre Ramës, dakordohen për bashkëpunim

PUBLIKUAR

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot e ka uruar Përparim Ramën për marrjen e detyrës së kryetarit të ri të Prishtinës. Këtë ai e vëri gjatë një takimi që pati dje me Ramën në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Kryetari Rama tha se u dakordua me ambasadorin Abott për bashkëpunim në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

Ambasadori Abbott fillimisht më uroi për postin si Kryetar i ri i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të gjithë Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë ta huaj të vendosur në kryeqytet”, ka shkruar Rama në një postim në “Facebook”.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...