Konjufca takohet me Drejtoreshën e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe CIS

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me deputetet Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Fitore Pacolli dhe këshilltaren Arbenita Mjekiqi, ka pritur sot në takim Mirjana Spoljaric Egger, Ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherësh ndihmës administratore e UNDP dhe Drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura (CIS), e cila shoqërohej nga Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP në Kosovë, Tahmina Anvarova, specialiste e Strategjisë dhe Partneriteteve të UNDP në RBEC dhe Marta K. Gazidedën, zëvendëskordinatore e programit të UNDP në Kosovë.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Kuvendit dhe UNDP-së, si dhe për planet dhe projektet e ardhshme që pritet të realizohen. Gjithnjë në frymën e forcimit të partneritetit, u shtrua nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit të Kuvendit me parlamentet e vendeve tjera, në veçanti për zhvillim të qëndrueshëm dhe fusha të tjera në interes të vendit.

Me këtë rast, znj.Mirjana Spoljaric Egger konfirmoi përkushtimin e UNDP për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt me institucionet e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi vlerësoi lart rolin mbështetës të UNDP-së në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, shprehu njëkohësisht gatishmërinë për bashkërendimin dhe thellimin e partneritetit të ndërsjellë.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...