Përmes një postimi në facebook, Komuna e Lipjanit njoftoi se gjatë ditës së sotme me një aktivitet të përbashkët (debat të hapur) të shoqatave Handakos dhe Organizata Multietnike e Personave me Aftësi të Kufizuara (OMPAK ) shënoi Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara .
Postimi plotë:
Sot në komunën e Lipjanit me një aktivitet të përbashkët (debat të hapur) të shoqatave Handakos dhe Organizata Multietnike e Personave me Aftësi të Kufizuara (OMPAK )u shënua Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara .
Me orgnizimin e këtyre aktiviteteve një mundësi e mirë për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për eliminimin e të gjitha paragjykimeve dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur dhe mirëqenie për këtë kategori të çmuar të shoqërisë sonë.



