Foto: Kryeministrja e Finlandës kërkon falje që nuk u izolua pasi u pa në klub nate

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, i kërkoi falje publikut të mërkurën, pasi një foto e shfaqi atë në një klub nate, kur ministri i Punëve të Jashtme kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19.

“Bëra gabim. Do të duhej që ta kisha shqyrtuar situatën në mënyrë më të kujdesshme”, tha kryeministrja finlandeze në një intervistë për televizionin publik të mërkurën në mbrëmje.

Ajo tha se vendosi që ta përfundonte ndejën më herët të shtunën, pasi u njoftua se i është ekspozuar koronavirusit një ditë më parë, pasi një revistë finlandeze publikoi një fotografi të kryeministres në një klub nate me shumë njerëz.

Marin tha se ndodhej në një restorant, kur pranoi një thirrje telefonike nga sekretari shtetëror, që e informoi për ekspozimin ndaj koronavirusit, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...