A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

PUBLIKUAR

Bazuar në trendin aktual të infektimeve me koronavirus në vendin tonë si dhe festat e fundvitit, komunat dhe bizneset e shohin të nevojshme lehtësimin e masave kufizuese kundër Covid 19. Po kërkohet që të hiqet ora policore dhe maskat në ambient të hapur, si dhe lehtësime për bizneset.

U bën muaj që në vendin tonë ka një numër të vogël të rasteve të infektimit me koronavirus.

Marrë parasysh gjendjen e tanishme me Covid-19, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që për festat e fundvititt të ketë heqje të orës policore si dhe të maskave në ambient të hapur.

Lirim të masave në kohë feste po kërkon edhe Shoqata e Turizmit Malor.

“Kjo fushë është shumë e ndjeshme dhe janë festat e fundvitit dhe janë pushimet e fëmijëve dhe qeveria s’i ka nda gjëra siç duhet”.

“Hoteleria ka dy vjet që është e diskriminuar”.

Në ASK thonë se institucionet duhet të bëjnë më shumë në rritjen e numrit të të vaksinuarve.

Një ditë më parë hynë në fuqi masat e reja kufizuese kundër covid-19 të cilat hasën në kundërshtimin e bizneseve./RTV21

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...