Paraqitja e provimeve në universitete bëhet pa pagesë

PUBLIKUAR

Më 15 nëntor, SKV ka dorëzuar në MAShTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje.

Sipas , Lëvizjes Studentore për Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM, këto pagesa janë larguar.

Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative.

“Gjatë ditës keni parë një komunikatë të Parlamentit Studentor (UDS-OPS-Paqja Studentore-USPE) në të cilën thuhet se:

“Në këtë takim u shtruan ankesat dhe pakënaqësitë e studentëve ndaj këtij vendimi për znj. Nagavci, ku u njoftuam që pjesa ku përcaktohen pagesat për provime do të ndryshohet. Me plotësimet e reja parashihet që paraqitja e provimeve të jetë falas deri në tri herë”.

SKV mund të konfirmoj se ky është një keqinformim nga ana e tyre sepse pagesat janë larguar tërësisht sipas kërkesës sonë dhe jo vetëm deri në tri herë siç pretendojnë ata.

Tendencat e tilla për të përvetësuar kauzën tonë të kahmotshme janë tejet të ulëta. Të dashur kolegë studentë, ju kujtojmë se po me kërkesën tonë janë larguar edhe pagesat për regjistrimin e semestrit duke filluar nga ky vit akademik.Arsim publik falas, pa pagesë semestri, pa pagesë paraqitja e provimeve”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...