Ancelotti: E duam finalen e Championsit, duhet ta mposhtim Interin

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti i ka idetë e qarta për këtë sezon.

Trajneri italian synon ta dërgojë Real Madridin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” do të përballen nesër me Interin, në kërkim të pozitës së parë në Grupin B të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Do të përballemi me një skuadër që po luan mirë, por ne duam ta mposhtim. Jemi në Champions, jemi në Bernabey, duam të fitojmë. Objektiv yni është që të shkojmë deri në fund, ose deri në finale të kësaj gare”, u shpreh në konferencë për shtyp ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit.

Real Madridit po i ecin punët mjaft mirë në La Liga, ku është lider aktual.

Dhe, krahas titullit në Spanjë, Ancelotti synon ta fitojë edhe Championsin me “Mbretërit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...