Pastrimi i veshit me pambuk? Hiqni dorë sa më shpejt

PUBLIKUAR

Shkopinjtë me pambuk në majë, mund të jenë shkaktarët për shumicën e infeksioneve të veshit.

Ne përdorim tavolinën për të çlodhur këmbët, librat për të niveluar tavolinat dhe sodën për të pastruar rrobat. Shumë produkte të konsumit të përditshëm përdoren për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin janë krijuar.

Këtu mund të futim dhe pambukët që përdorim për pastrimin veshëve ama ka një problem të madh: ato janë e vetmja gjë që përdoren pikërisht për atë qëllim për të cilin prodhuesit e kanë ndaluar në mënyrë kategorike që të përdoret.

Kjo metodë po dëmton veshin tuaj.

Nëse keni patur dhimbje në aparatin tuaj të dëgjimit, me siguri shkaktari ka qenë pikërisht mjeti që keni përdorur për ta pastruar, shkruan Anabel. Ju jo vetëm që nuk e keni pastruar veshin tuaj nga dylli, por e keni shtyrë atë më në brendësi.

Në këtë përfundim kanë dalë specialistët në Britaninë e Madhe. Në vend të tyre, mund të përdorni vaj bebesh. Hidheni atë në një shishe ku mbahet zakonisht ilaçi i syve. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...