Vdes një burrë në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

PUBLIKUAR

Një person rreth të 50-ave ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Gazetës Express se rasti është raportuar rreth orës 15:45.

“Rreth orës 15:45, është raportuar se në rrugën “Ilaz Kodra”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

Ai tha se aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...