Pacolli po i bën nga pak opozitë Kurtit, e ka një kërkesë për të

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka filluar t’i bëjë pak opozitë Qeverisë Kurti.

I pari i AKR-së zgjodhi që t’ia përmend Kurtit pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Pacolli tha se pikturat, pjesë e donacionit të të tij, janë të mbuluara në Kuvendin e Kosovës, përkundër që kryeministri Kurti sa ishte në opozitë i pati zbuluar.

Pacolli tha se nuk po e kupton pse nuk zbulohet tash kur Kurti është kryeministër. Sipas tij, veprimi i atëhershëm i Kurtit ishte vetëm sa për fushatë.

“Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, ka shkruar Pacolli në facebook.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...