Policia e Kosovës jep detaje për djegien e autobusit në Fushë Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e autobusit në një parking në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, në zonën industriale në Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë për Express, se nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se  në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.  Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po  trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Sot në një parking në Fushë Kosovë është djegur një autobus i kompanisë “Arditi Tours”.

Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka konfirmuar për Express, se autobusi i djegur i përket kësaj kompanie.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se brenda autobusit nuk ka qenë askush.

Sipas tij, shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

“Po është i kompanisë. Nuk e dimë njëherë shkaktarin se pse ka ndodhur. Brenda nuk ka qenë askush dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë një nga përfaqësuesit e kësaj kompanie./Express.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...