Policia viziton banorët e ngujuar në Rugovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka vizituar sot banorët që u deklaruan se janë ngujuar në Stankaj të Rugovës, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe  të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj.

“Dje, më datë 02.12.2021,  nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës.  Sot,  më datë 03.12.2021,  në orët e hershme të mëngjesit,  Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë,  kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë. Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe  të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...