Shtetasja serbe hyn ilegalisht në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës e ka intervistuar një shtetase të Serbisë, pasi e njëjta dyshohet se e ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë e dyshuara është intervistuar me datë 02.12.2021,  dhe  e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në procedurë të shpejtë në Gjykatë.

 

 

Rasti ka ndodhur në fshatin Domarovc të Ranillugut.

“Fsh. Domarovc, Ranillug , 02.11.2021- 05:25. Në PKK-Dheu i Bardhë, pas verifikimit në sistem ka rezultuar se e dyshuara femër serbe, me qëllim të shmangies së kontrolleve kufitare me datë 26.11.2021  ka  hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. E dyshuara është intervistuar me datë 02.12.2021,  dhe  e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në procedurë të shpejtë në Gjykatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...