Kryeministri Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si Emisar Special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur emërimin e Emisarit Special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach nga kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar se pret që të punojë ngusht me ushtarakun Peach për të mbrojtur dhe promovuar lirinë dhe demokracinë në Ballkan.

“E mirëpres emërimin e Shefit të Forcave Ajrore të Britanisë së madhe, Sir Stuart Peach si Emisar Special për Ballkanin Perëndimor dhe pres të punoj ngushtë me të për të mbrojtur dhe promovuar lirinë dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Qeveria britanike tha të enjten se kryeministri, Boris Johnson, emëroi një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftim thuhet se i dërguar do të jetë Sir Stuart Pech dhe emërimi është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për zhvillimin dhe përparimin e rajonit.

“Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, një post të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...