Tensione të larta, caktohen vendi dhe dita e takimit mes Blinkenit e Lavrovit

PUBLIKUAR

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të takohet të enjten me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, në Stokholm të Suedisë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se takimi mes dy kryediplomatëve do të zhvillohet në margjinat e samitit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ky takim vjen në kohën e tensioneve të larta mes NATO-s dhe Rusisë për shkak të grumbullimit të trupave ruse afër kufirit të Ukrainës.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se para takimit me ministrin rus, sekretari Blinken do të ketë një takim tjetër me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, gjithashtu në margjinat e samitit të OSBE-së.

Vetëm një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se Rusia do të paguante çmim të lartë në rast të ndonjë agresioni të ri ushtarak kundër Ukrainës.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se dërgimi i trupave dhe armëve të NATO-s në Ukrainë përbën “vijë të kuqe” për Rusinë dhe se një gjë e tillë do të nxiste kundërpërgjigje të fuqishme.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...