Në shtëpi grumbullohen helme dhe alergjenë! Ato shkaktojnë kollitje dhe teshtitje, ekspertët i largojnë kështu

PUBLIKUAR

Lara Adler është një eksperte për toksinat mjedisore dhe ndau këshillat më të rëndësishme në lidhje me ajrin brenda ambienteve të banimit gjatë dimrit

“Qarkullimi i ajrit është më i rëndësishëm gjatë dimrit, sepse nëse nuk ka qarkullim ajri, mund të prisni që alergjenë, irritues dhe bashkime jostabile organike në shtëpinë tuaj do të ketë gjithnjë e më shumë”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

“Shumë njerëz duan të kursejnë pak në ngrohje, prandaj mbyllin dritaret për të ngrohur shtëpinë, por ky është një gabim i madh. Duhet të ajrosni shtëpinë për shkak të grumbullimit të këtyre grimcave në ajër, ideale do të jetë që të paktën një dritare të jetë gjithmonë e hapur”, thotë Adler.

Nëse përdorni një pastrues ajri ose një pajisje që shton lagështi në ajër, pastrojeni rregullisht. Ato gjenden shpesh tek personat që kanë problem me sinuset, por nuk e dinë nivelin e vërtetë të ujit në ajër.

Nëse është nën 30% do të keni lëkurë të thatë, simptoma alergjie, madje edhe gjakrrjedhje nga hundët. Por nëse është më shumë se 50 për qind, keni mundësinë e mykut.

“Nëse blini një freskues ajri, blini atë që më lehtë pastrohet”, këshillon Adler. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...