Tensionohet situata në Big Brother VIP, Sarah Berisha shpërthen në lot pas debatit të ashpër me Fifin

PUBLIKUAR

Një situatë tensionuese ka ndodhur edhe sot (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP, pas një debati në mes të këngëtares, Fifi dhe blogeres, Sarah Berisha.

E gjitha filloi kur këngëtarja e akuzoi Sarën se ajo po luan me DJ PM, dhe se nëse po e bën këtë ajo nuk do ta lejojë.

Ndërkohë, Sarah u shpjegua duke thënë se asnjëherë nuk ka luajtur, por gjithmonë ka vepruar ashtu siç e ka ndjerë.

Foto: Top Channel

Pas gjithë kësaj, blogerja ka shpërthyer në lot, duke kërkuar edhe të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP, ndërsa banorët e tjerë i qëndruan afër për ta qetësuar.

Foto: Top Channel

Më e qetë nuk ka qëndruar as Fifi, e cila tha se po akuzohet sikur po u bën presione psikologjike banorëve.

Pas debateve dhe refuzimit për darkë romantike, DJ PM dhe Sarah Berisha shkëmbejnë puthje në buzëPas debateve dhe refuzimit për darkë romantike, DJ PM dhe Sarah Berisha shkëmbejnë puthje në buzë

 

Kujtojmë që ky debat erdhi si rrjedhojë e ngjarjeve të natës së kaluar, kur Sarah u shpreh se nuk ka një pëlqim ndaj DJ PM, por në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dyshja kanë shkëmbyer një puthje në buzë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...