WhatsApp i ri për Windows dhe macOS po vjen

PUBLIKUAR

WhatsApp po zhvillon aplikacione të reja për platformat Windows dhe macOS.

WhatsApp ka qenë i disponueshëm në kompjuter për një kohë të gjatë, por në thelb është një aplikacion celular miqësor për desktop.

Sipas pretendimeve, kjo do të ndryshojë në të ardhmen, sepse kompania aktualisht po zhvillon aplikacione krejtësisht të reja për platformat Windows dhe macOS.

Dihet gjithashtu se si mund të duket softueri i ri dhe cilat do të jenë karakteristikat e tij kryesore, dhe ato mund ti shihni këtu.

WhatsApp UWP (Universal Windows Platform) do të projektohet për të punuar me Windows 11. Ai do të funksionojë edhe kur të jetë i mbyllur dhe aplikacioni do të nisë në një sekondë.

Aplikacioni do të ketë edhe një funksion vizatimi, i cili do të jetë i përshtatshëm për pajisjet me ekrane me prekje.

Ndryshimi kryesor në opsionin e destinuar për platformën macOS është ndërfaqja e përmirësuar e përdoruesit, por ende nuk dihet se kur do të bëhet i disponueshëm versioni i ri i aplikacionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...